Mbrëmjen e kaluar mazhoranca dhe grupi i Enkelejd Alibeajt bashkuan votat për të miratuar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
Pr/ligji u miratua me 94 vota pro, por ajo që bie në sy është abstenimi i dy deputetëve të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço, ndërsa deputetet e Sali Berishes nuk ishin te pranishem
Seanca parlamentare maratonë ka zgjatur për më shumë se 13 orë. Pavarësisht se në parim këto ndryshime kanë pasur dakordësi mes dy palëve, nuk kanë munguar debatet.Deputetët e PD që votuan pro ligjit
- Gazment Bardhi,
- Bledjon Nallbati
- Agron Gjekmarkaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Emila Koliqi
- Mesila Doda
- Saimir Korreshi
- Nusret Avdulla
- Kreshnik Çollaku
- Eralda Bano
- Seladin Jakupllari
- Andia Ulliri
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Jorida Tabaku
- Lefter Gështenja
- Arbi Agalliu
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Orjola Pampuri
- Enkelejd Alibeaj
- Dhurata Tyli Çupi
- Dashnor Sula
1-Damian Gjiknuri abstenim
2-Nasip Naço abstenim

Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.








