Nga Agron Duka
Ndryshimet e klimës, rritja e shkallës së erozionit, zjarret, prerjet e pyjeve, shkatërrimi i lumenjve dhe fenomene të tjera, janë duke dëmtuar rëndë mjedisin tonë natyror. Problemet e mjedisit vazhdojnë të konsiderohen periferike nga qeveritë dhe pushteti vendor, dhe shpesh adresohen për arsye populiste.
PAA është partia e vetme në Shqipëri që ka në fokus dhe ka një program dedikuar çështjeve të mjedisit dhe klimës.
PAA fton publikisht ekspertë të kësaj fushe, qytetarë-aktivistë, dashamirës të mjedisit dhe organizata të shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit dhe klimës, që të bashkëpunojnë me këtë parti, për ti ngritur dhe adresuar këto probleme tek institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese.
PAA është e gatshme të ofrojë çdo mundësi për të mbështetur nisma ligjore dhe administrative që do të propozohen në këtë drejtim.
PAA është gjithashtu e gatshme të ofrojë përfshirjen në listën e këshilltarëve bashkiakë për zgjedhjet vendore e aktivistëve të mjedisit, në mënyrë që në këshillat bashkiakë të ketë grupe këshilltarësh që të advokojnë problemet mjedisore.