Kryeministri britanik Rishi Sunak, në intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të vendit, iu drejtua qytetarëve duke ua bërë të qartë që mos të presin që ai të zgjidhë të gjitha problemet e tyre.
Sunak tha se po përpiqet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe po bën gjithçka për të përballuar problemet financiare.
Në një intervistë për The Times, Sunak tha se e njeh shqetësimin e njerëzve për rritjen e pagesave të hipotekave, duke shtuar; “Është e drejtë të jemi të sinqertë për kompromiset me të cilat përballemi – të gjithë tani flasin për huamarrjen, të gjithë e vlerësojnë se qeveria nuk mund të bëjë gjithçka,”, tha Sunak.
Sipas raportit, Sunack nuk pranoi të komentonte nëse ai po i qëndronte zotimit të manifestit konservator për të mos rritur tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në ose sigurimin kombëtar. “Nuk do të flas për asnjë politikë tatimore”, sqaroi ai.