Pesë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore. Në Vlorë policia thotë se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve mbetën të plagosur shoferi një një pasagjer
“Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë
Ndërkohë më herët, tre persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Gjorëm.
Një makina goditi nga pas nje tjetër mjet dhe me pas doli jashtë rruge. Të plagosur mbetën një çift bashkëshortesh, burri zviceran dhe gruaja shqiptare, ndërsa dhe drejtuesi i automjetit tjetër. Te plagosurit janë dërguar për mjekim ne spitalin e Traumes.