HomeAktualitet“Qëndroi gjatë dje në zyrë”, drejtori i Komunikimit në PD ALfred Lela...

“Qëndroi gjatë dje në zyrë”, drejtori i Komunikimit në PD ALfred Lela tregon gjendjen e Berishës: Sot është…

Advertismentspot_img

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një komunikim për News24 tregoi detaje nga gjendja shëndetësore e kryedemokratit, Sali Berisha, i cili dje u godit me grusht nga një i ri në mes të protestës

Lela tha se aktualisht gjendja e Berishës është e mirë dhe po pushon në shtëpinë e tij. Duke mos dashur të japë më shumë detaje për faktin nëse Berisha i ishte nënshtruar ndonjë vizite mjekësore, Lela tha se nuk do të donte të ndalej te kjo çështje.

“Gjendja e doktor Berishës është shumë e mirë, duke parë edhe sa i shpejtë në kohë ishte reagimi i tij. U ngrit foli dy herë dhe më pas konferencë shtypi në seli. Sot është duke pushuar në shtëpi dhe është shumë mirë”, tha ai

Gjatë intervistës, Lela më tej tregoi detaje nga momenti i sulmit, të cilin e ka cilësuar tronditës.

“Ishte anormale, brutale, tronditëse. Po goditej lideri i opozitës që po shkonte në krye të protestës paqësore në ditën kur ishte edhe Samiti i BE. Po goditej shefi i një opozite që të gjithë jemi dëshmitarë është skajuar në ring nga pushteti që i kontrollon të gjitha dhe që po bën çmos që ta nxjerrë jashtë. Po goditej kreu i një pjesë të popullit shqiptar që përballet me arrogancën e mazhorancës. Protesta ndalohen në Korenë e Veriut dhe në Rusi”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular