HomePolitike32-vjetori i PD/Berisha mbledh mbështetësit, i pranishëm edhe Meta. Sfidon Blinken: "Non...

32-vjetori i PD/Berisha mbledh mbështetësit, i pranishëm edhe Meta. Sfidon Blinken: “Non grada: akt korruptiv!

spot_img

Sot PD feston 32-vjetorin e formimit të kësaj partie. Kreu i demokratëve Sali Berisha ka mbledhur në ambientet e “Hotel Rogner” mbështetësit dhe themeluesit e kësaj partie ku mes tyre ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike marrin pjesë figura nga më të shquarat të kësaj force politike ne historikun e saj.

Në 32-vjetorin e themelimit të PD, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha falënderoi studentët e dhjetorit, të cilët i dhanë fund epokës së monizmit në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha renditi të gjitha arritjet e PD, ndërsa theksoi se kjo p arti është gardiane dhe avokate e interesit kombëtar.

Berisha u shpreh se PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar.

Sali Berisha: Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri.

Nderim atyre që kanë qenë dhe do mbeten heronjtë e mi me të admiruar. Unë përulem me nderim të madh dhe falenderoj ata qindra e mijëra, burra dhe gra që investuan dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën dramatatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 vite më parë është 32 herë më larg, pa asnnjë krahasim.

PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit.

U themelua si parti e vlerave demokratikë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare.

Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë.

Në 32-vjetorin e themelimit të PD, Sali Berisha ka sfiduar sekretarin amerikan të Shtetit, i cili e ka shpallur atë non grata.

Berisha tha se nëse Blinken apo kushdo tjetër sjell një provë për akuzat, ai do të largohet përfundimisht nga politika.

Teksa kujtoi kohën kur studionte, Berisha solli në vëmendje bisedën me një mik të tij. Ish-kryeministri u shpreh se “mes nënës dhe të vërtetës zgjedh të vërtetën”.

“Blinken sanksionoin Sali Berishën, i cili nuk kishte asnjë rol përveç njërit. Nuk do pranonte kurrë që PD të bëhej levë e Edi Ramës. Ky akt, e kam theksuar dhe e theksoi tani. Nëse sekretari Blinken apo cilido shtetar mbi tokë do mund të paraqesë ndonjëherë një fakt, një provë të vetme për të faktuar jo ato që ka shkruar të diktuara nga korrupsioni i Sorosit, por edhe më të voglin, Sali Berisha është i larguar përfundimisht nga politika. Përndryshe historia ime është krejt tjetër. Jua them këtu. 50 vjet më parë mjek i ri, nën diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez. E vetmja gjë që më lidhte më të ishte Kamy.

Më thotë, zoti Berisha Kamy ka thënë se midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh nënën time. Unë i them, që zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa me habi. Sepse ai ishte në një vend të lirë dhe unë në diktaturë. Unë i thashë të vërtetën atij.

Unë isha mjek, shumë i apasionuar pas profesionit tim, por thjesht për të flakur atë që impononte diktatura shkova iu bashkove me studentet. Kur më ndiqnin unë qeshja jo pak. Pse? Këta nuk e dinë që unë nuk e kam marrë vendimin tim

Pas 32 vitesh më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, por përsëri midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Shumë e thjeshtë kjo. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor.

Unë kam bindjen që do vijë dita kur SHBA do dënojnë këto akte si të padenja. Megjithatë asgjë nuk pengoi, ne rithemeluam PD si parti të vlerave”, theksoi Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular