HomeOP EDA po punon Albin Kurti për interesat e Kosovës?

A po punon Albin Kurti për interesat e Kosovës?

spot_imgspot_img
Nga Erl Kodra
Gjendja e sigurisë në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit, ndërkohë që veriu i vendit po shkon drejt radikalizimit të pashmangshëm, me qëllimin final shkëputjen de jure nga territori i Kosovës. Dy janë lojtarët kyç që po eskalojnë situatën drejt përplasjes; Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti.
Dihet se presidenti serb ka ndjekur dhe ndjek pa ndërprerje një politikë konfliktuale dhe refuzuese ndaj perëndimit, njëkohësisht një politikë armiqësore dhe asgjësuese ndaj Rwpublikës së Kosovës. Por pyetja 1 milion dollarëshe është:
Çfarë politike ka ndjekur (dhe po ndjek) Kryeministri Albin Kurti? A është politika e tij në interes të Kosovës; domethënë në interes të së ardhmes dhe zgjidhjes përfundimitare të çështjeve të hapura me Serbinë? Për të kuptuar këtë, është e nevojshme të analizohen aktet politike të Kryeministrit Albin Kurti, si njeriu që drejton shtetin e Kosovës, harton dhe zbaton politikën e jashtme të vendit. Askush tjetër – zyrtarisht dhe faktikisht – nuk e ka fuqinë politike që ka Albin Kurti, as partitë politike të opozitës, as Presidentja Vjosa Osmani, dhe as ish-liderat e LDK-së dhe PDK-së, përfshirë edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi.
Kosova e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, akt i cili është njohur nga shumica e vendeve përëndimore, përfshirë SHBA, Britani e Madhe, Turqi, Gjermani, Francë, shumica e vendeve të Bashkimit Europian, Autrali dhe Japoni. Gjithashtu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka gjetur të drejtë shpalljen e pavarësisë. Kosova ka Kushtetutën e saj, qeverinë e saj, parlamentin e saj, si dhe njohje thelbësore ndërkombëtare. I vetmi problem i saj, i pazgjidhur ende është njohja e pavarësisë nga Serbia, si dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura, të parapara në Kushtetutën e saj. Në të vërtetë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vetvete do të thotë edhe zgjidhje përfundimtare e problemeve aktuale që shteti i Kosovës ka me pakicat serbe, kryesisht ne veri të vendit.
Aktualisht, aletatët e Kosovës shtet i pavarur – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian – kanë vënë në agjendën e tyre dhe po ushtrojnë presion të hapur ndaj Serbisë për të arritur një Marrëveshje përfundmitare me Kosovën, të obligueshme për të zbatuar nga të dyja vendet. Duhet theksuar fakti se aleatët e Kosovës nuk janë thjesht aleat, por janë “aleatët e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur” – domethënë – ata janë jo vetëm kumbarët e Kosovës, por janë çliruesit e saj, janë shpallësit e pavarësisë, dhe përfundimisht janë garancia e ekzistencës së saj. Sikur Kosova të mos kishte këta aleatë strategjik, posaçërisht Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Britaninë e Madhe, Albin Kurti nuk do të kishte shansin të ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës, por me shumë gjasa, një i burgosur politik diku në një burg të Serbisë. Padyshim që rol vendimtar ka UÇK, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenti Ibrahim Rugova. Gjaku i derdhur nga dëshmorët e lirisë qëndron në themel të shtetësisë dhe pavarësisë.
Këto janë fakte historike, të njohura botërisht. Çdo intepretim tjetër i provave dhe fakteve është i pabazë, i pavërtetë dhe cinik.
Në kushtet kur bërësit – domethënë shtetet që e bënë realitet dhe prodhuan pavarësinë e Kosovës – kërkojnë që të kryhet edhe akti i fundit i normalizimit të marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke detyruar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës, kërkojnë që të mos hapen tema të reja, të mos ndizen konflikte të reja, të mos acarohen marrëdheniet mes dy vendeve – Albin Kurti ka vetëm një detyrë, ka vetëm një mundësi, ka vetëm një shans;
Të dëgjojë dhe të zbatojë kërkesat e shteteve aleate të Pavarësisë së Kosovës. Pikë.
Për më tepër kur gjendesh në negociata dhe drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, minimalisht është gabim strategjik që të hapësh tema të tjera që minojnë ose hedhin në erë këto negociata dhe përpjekje të aleatëve shtet-bërës të Kosovës. Kjo është e barabartë me dhinë që shkon të nxjerrë brirët, por lë edhe veshët. Ose me atë trimin që për një plesht e djeg jorganin. Humnera të tilla politike mund të prodhohen ose nga një idiot politik, ose nga një armik i Kosovës.
Por Albin Kurti nuk është idiot politik.
Aktet politike të Albin Kurtit janë veç asiste që ia jep Aleksandër Vuçiçit, njëri pas tjetrit, pa ndërprerje, që presidenti serb i kthen në gola. Problemi i targave të qytetarëve të Kosovës në veri janë një problem i trashguar, ashtu siç janë edhe shumë probleme të tjera të hapura me Serbinë, që nuk mund të zgjidhen me “urdhër të peshkut” – sa kohë që nuk ekzistojnë kushtet për t’u zgjidhur. Ato probleme mund të zgjidhen vetëm në kuadër të arritjes së Marrëveshjes Finale, ndërkohë acarimi e këtyre temave gjatë negociatave jo vetëm që i shkatërron ato, por e kthen Kosovën në gjendjen para pavarësisë së saj. Albin Kurti veç kaq po bën, domethënë jo vetëm po dëmton negociatat dhe arritjen e Marrëveshtjes Finale, por po humbet edhe ato arritje të Kosovës, duke i dhënë shanse pafund Aleksandër Vuçiçit që të rezistojë dhe të refuzojë presionin e përëndimit.
Që Aleksandër Vuçiç është një armik i Kosovës, kjo nuk diskutohet. Domethënë sot për sot shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti nuk ka një armik më të madh se sa Presidenti i Serbisë. Puna është se Albin Kurti nuk duhet t’i japë asnjë argument, asnjë shans, asnjë asist që të refuzojë planin shtet-bërësve të Kosovës.
Gjendja në veri të vendit është shpërthyese dhe në degradim të plotë. Targat e Serbisë nuk u hoqën nga përdorimi, policia lokale, prokuroria, gjykatat, të zgjedhurit vendor dhanë masivisht dorëheqjen, zgjedhjet lokale nuk u mbajtën, u sulmua Policia e Kosovës, u sulmua EULEX, u bllokuan rrugët. Të gjitha këto përmes asisteve që Albin Kurti i bën Aleksandër Vuçiç.
Mbetet vetëm shpresa se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Turqia dhe Bashkimi Europian, domethënë shtet-bërësit e Kosovës të mos heqin dorë. Përndryshe, për 5 orë Kosova kthehet në vitin 1991.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular