Sot (11 dhjetor) u zhvillua edhe raundi i dytë i primareve në 5 bashki të vendit, nga ku dolën edhe kandidatët zyrtarë të PD për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit 2023
Pas përfundimit të votimit është zhvilluar edhe procesi i numërimit, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet.
Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Alku mori 565 vota, ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e primareve të Berishës.
Po ashtu ka përfunduar numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve në Bashkinë e Mirditë. Fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.
Në Librazhd u shpall Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati Arianit Leka mori 227 vota.
Ndërsa fitues i primareve në Fier u shpall Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve përfundoi edhe në Bashkinë Mat. Fitues është Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani.