HomeKryesoreTakimi me Blinken/A është Ulsi Manja ministër i amerikanëve dhe çfarë pritet...

Takimi me Blinken/A është Ulsi Manja ministër i amerikanëve dhe çfarë pritet më 16 dhjetor?

spot_imgspot_img

Nga Vasil Dardha
Ministri i Drejtesisë Ulsi Manja njoftoi sot në faqen e tij zyrtare në FB një takim të rëndësishëm në ShBA me numrin dy të administratës Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Për një anëtar të kabinetit “Rama” sidomos në këtë kohë ta acarimit të mardhënieve te qeverise me SHBA, një takim i tillë është shumë i rëndësishëm.
Përtej njoftimit zyrtar të ministrit të Drejtësisë, na duhet të shohim më tej për të shtruar disa pyetje rreth mardhenieve të deputetit, politikanit dhe ministrit Manja me amerikanët. Një individ që i përket të majtës, pa një ngarkesë me të shkuarën komuniste, Manja ka pasur një ngjitje solide në parti dhe qeveri. Përtej kontributit politik që secili jep në forcën e tij politike sikurse dhe Manja, jo të gjithë shpërblehen politikisht sepse shefi i madh kushdoqoftë, në secilën forcë politike e ka parë shumë ngushtë kur ka qenë puna e emërimeve të rëndësishme në kabinet.
Ulsi Manja një deputet ligjvënës në Parlamentin shqiptar iu desh të mbante mbi supe një peshë jo të vogël siç ishte Reforma në Drejtësi, një investim ky politik dhe financiar amerikan, për të cilin pavarësisht propogandës sot, deputetët e parlamentit shqiptar e votuan unanimisht të ndodhte. Pas ikjes së Fatmir Xhafës, ishte Ulsiu ai që e çoi deri në fund këtë sfidë duke qenë një bashkëpunëtor i aleatëve në investimin e tyre në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kabinetin e ri qeveritar Ulsi Manja u zgjodh ministër i Drejtësisë! Takimi i sotëm duke parë zhvillimet e njëpasnjëshme na lind e drejta të shtrojmë pyetjen: A është Ulsi Manja ministër i amerikanëve në kabinetin “Rama”?
Një pyetje e tillë nuk shtrohet thjesht për vizitën e ndodhur, porse përpara se Manja të ishte në zyrën ovale të Antony Blinken disa gjëra kanë ndodhur më përpara!
Mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe qeverisë së majtë ka një tension, teksa në mënyrë të çuditshme një lajm që ka qarkulluar kryesisht në mediat e majta u fol për një procedurë të nisur nga Ministria e Jashtme për ambasadoren amerikane.  “Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.”. Eshtë ky një prononcim i pazakontë për një procedurë të tillë, aq më tepër për mënyrën se si njoftohet dhe e pa ndodhur në politikën shqiptare! Po përse ka ndodhur ky tension?!
Ky tension mes mazhorancës dhe ambasadores Yuri Kim ka nisur pikërisht pas
një postimi në Twitter e cila shkruan: – “Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm i SPAK të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”.
Siç duket qartë në këtë reagim të përfaqësues së SHBA në Tiranë, aleatët janë të shqetësuar për ndikim në këtë zgjedhje dhe se mazhoranca është e interesuar që ta kap SPAK. Pas kësaj deklarate kujtojmë që Yuri Kim ishte në zyrën e ministrit të Drejtësisë Usli Manjës e po në të njëjtën kohë mbi anëtarin e kabinetit Rama nisën sulmet krejt papritur sulmet me pretendimin për punësim të familjarëve të tij. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të verifikojë të vërtetën e fakteve, por fakti që Manja u sulmua në sinkron nga mediat dhe politika për një gjë që edhe nëse është e vërtet e dinë të gjithë tashmë, kjo do të thotë se tjetër gjë i shqetëson tek Ulsiu: Eshtë zgjedhja e kreut të ri të SPAK!
Tashmë dihet që njeriun që kanë dashur amerikanët në krye të Prokurorisë së Posaçme edhe në kohën kur u zgjodh Kraja është Altin Dumani! E ndërsa atëherë nuk u zgjodh, kësaj here duket se ata janë të qartë, të prerë që njeriu i tyre të shkojë në krye të SPAK. E siç duket, në këtë zgjedhje të tyre kanë aleat dhe Ulsi Manjen.
Fakti që pas takimit me ambasoren Kim, Manja ishte dhe në zyrën e Blinken, na lind e drejta që përtej njoftimin shabllon të ministrit dhe zyrës së tij të shtypit të shtrojmë pyetjet: Çfarë porosish mori Ulsi Manja nga Blinken? A iu kërkua të sjell mesazhin që mazhoranca të ketë kujdes me SPAK dhe me politikat amerikane sa i përket luftës antikurrupsion dhe krimit të organizuar në Shqipëri me mbështetjen amerikane?
Ditët në vijim pritet të zbardhin fjalëkryqin e kësaj përgjigjie. Eshtë data 16 dhjetor, dita kur do të mësohet emri i ri i kreut të SPAK nga ku do të shohim dhe nëse mazhoranca do ta kaloj vijën e kuqe me raportet me SHBA. Ulsiut besoj i janë dhënë porositë, por, a do të zbatohen ato?! Presim..

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular