HomePolitike“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”- Media malazeze publikon skandalin: Përmes...

“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”- Media malazeze publikon skandalin: Përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të tregtojë

spot_img

Pas skandalit të thyerjes së embargos së naftës ku në Shqipëri u kap anija që sillte karburant nga Libia, duket se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përfshirë sërish në një tjetër skandal.

Media malazeze “Pobjeda”, ka publikuar dje një artikull në të cilin thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit. Sipas këtij artikulli, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë. Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë. Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjencitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit. Gazeta pranon se nuk ka arritur të saktësojë se sa ton pleh janë transportuar nga Rusia, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj. Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4.500 kamionë kanë ndjekur rrugën e përcaktuar, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori e deri para disa ditësh në transit janë regjistruar mbi 100 kamionë.

ÇFARË NJOFTONTE MINISTRIA E JASHTME NË SHKURT

Kujtojmë që më 27 shkurt, Shqipëria i ishte bashkuar vendeve të BE-së për të vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, e cila thuhej se sulmoi në mënyrë të paprovokuar Ukrainën. “Në Sektorin e Energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Në Sektorin e Transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse. Në Sektorin e Teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë

Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit. Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel evropian hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore. Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj., për Ukrainën”, tha Xhaçka më 27 shkurt.

EMBARGO NAFTËS, PARA DREJTËSISË VETËM “PESHQIT” E VEGJËL

Në 12 shtator 2022, anija “Queen Majeda”, e cila transportonte për herë të tretë drejt Shqipërisë ngarkesa me naftë “Marine Gasoil” me origjinë Libinë, u ndalua nga autoritetet shqiptare dhe ekuipazhi u akuzua për “Tregtim dhe transport të mallrave që janë kontrabandë”. Tre muaj pas ndalimit të anijes, vetëm një pjesë e ekuipazhit ndodhet prapa hekurave, me asnjë të dhënë nëse kjo është hera e parë që kjo anije thyen embargon e Kombeve të Bashkuara ndaj tregtimit të naftës bruto nga Libia, dhe nëse ka dhe aktorë të tjerë në këtë aferë. Prokuroria në hetimet e saj pretendon falsifikim të dokumenteve të origjinës dhe transportit.

Letërporositë janë nisur, ndërkohë që procesi gjyqësor është bllokuar. Nën flamurin e Kamerunit, në 12 shtator 2022, rreth orës 14:30, anija “Queen Majeda” që i përket kompanisë “Eldawadi Shipping LTD”, në pronësi të Nuri Eldawadi, përfundoi lundrimin nga Libia drejt Shqipërisë dhe po bëhej gati për t’u ankoruar në Portin e Porto Romanos, shpallur prej vitit 2019, zonë e lirë portuale. Si ekuipazh u identifikuan nëntë libianë dhe një sirian. “Me dhjetë anëtarë në ekuipazh, anija naftëmbajtëse që i përket një kompanisë ‘Eldawadi Shipping LTD’, që është e regjistruar në Republikën e Ishujve Marshall, ishte nisur nga Libia me një ngarkesë prej 2272,71 tonë naftë dhe mbërriti në brigjet shqiptare me qëllim kryerjen e praktikave doganore për subjektin importues shqiptar ‘Kastrati’ sh.a”, shpjegohet në një nga shkresat e Prokurorisë së Durrësit në dispozicion të “INA Media”. Brenda pak orësh, ngarkesa disatonëshe me naftë e cilësuar si “Marine Gasoil 1000 PPM”, ndryshe naftë për anije dhe jo për transport tokësor, u sekuestrua.

VASILI: RAMA, BASHKËPUNËTOR I VUÇIÇ

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas skandalit të publikuar nga media malazeze se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bashkëpunuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të thyer embargon ndaj Rusisë. Vasili teksa i referohet medias malazeze “Pobjeda” shkruan se “sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse u transportuan me kamionë nga porti shqiptar i Durrësit, përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë”. Vasili thotë ndër të tjera se i gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tri vendeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular