Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Enkelejd Alibeaj ka publikuar prezantimin e kryetarit te ri te PD në Durrës
Postimi i plotë:
Dje në prezantimin e Kryetarit të degës së PD Durrës, Joni Myshketa. I riu durrsak që do të drejtojë një nga degët me të rëndësishme dhe vitale të demokratëve.
Takimi i djeshëm me pjesëmarrjen dhe Ferdinand Xhaferrit, i deleguari i qarkut dhe Sekretarit Organizativ Flamur Hoxha, i shërbeu dhe procesit të riorganizimit të PD-së në Durrës.
Demokratet po kalojnë një periudhë të vështirë mes problemeve të brendshme, por një gjë është e qartë: përballë nesh qëndron Edi Rama! Në krye të një regjimi që po i varfëron dhe largon shqiptarët çdo ditë e më shumë.
Vetëm një ndryshim rrënjesor, me alternativën dhe mendësinë e një klase të re politike, do të mund të risjellë shpresën dhe mirëqenien e merituar për shqiptarët.