HomePolitikeKërkesa e avokatit pranohet nga gjykata, shtyhet seanca për ankimimin e grupit...

Kërkesa e avokatit pranohet nga gjykata, shtyhet seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për dy Kuvendet

spot_img

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, lidhur me 2 Kuvendet e Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Përfaqësuesi i PD, avokat Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, për tu njohur me aktet.

Seanca e radhës është caktuar më datë 22 dhjetor në orën 9:00.

“Sot ne date 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike te Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, per tu njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndërmjetëm, vendosi te pranoje kërkesën dhe te shtyje seancën per ne date 22.12.2022, ora 9:00”, thuhet ne njoftim.

Bëhet fjalë për kuvendet e Korrikut dhe të dhjetorit të vitit të kaluar, për të cilët është kërkuar regjistrimi në një vendim.

Kujtojmë se ende mbetet e pazgjidhur përfundimisht çështja e “vulës” së PD-së, pas zvarritjeve të tejzgjatura nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së parë njohu si legjitim Kuvendin e 11 Dhjetor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular