Mesazhi në emër të diasporës shqiptare, drejtuar protestës mbarë-kombëtare, sot me dt 27.12.2022, perballë Ambasadës Serbisë.
Nga Zenel Hoxha
Nga Zenel Hoxha
Të nderuar bashkëatdhetarë! Të nderuar anëtarë të Këshillit Organizativ të Kuvendit Kombëtar, iniciatorë të kësaj proteste mbarë kombëtare.
Vëllezër e motra, në emër të komunitetit shqiptar në Londër, ju përgëzojmë për mbështetjen që ju bashkëatdhetarë po i jepni vëllezërve e motrave tona, në Mitrovicë, e mbarë Kosovën, në këto ditë të vështira.
Sot pas 23 vjetësh Mitrovica Veriore, qendra e Dardanisë natyrale, vazhdon të jetë e pushtuar nga Serbia. Gjatë këtyre viteve, mijëra shqiptarë janë dëbuar nga Mitrovica e Veriut. Shkolla shqipe eshtë katandisur në tre kioska, nga dy shkolla shqipe qe ishin më parë. Miniera e Trepçes me famë botërore që prej vitit 1930, ku flejnë mineralet më të çmuara të kohës tonë, me një vlerë mbi 100 miliardë dollarë, tashmë eshtë ndarë në dy pjesë. Pjesa serbe zotërohet nga mafiozë serbë të cilet janë shpallur nongrata nga SHBA. Populli dhe Qeveria aktuale e Kosovës po qëndrojnë të pa lëkundur në mbrojtje të atdheut të Isa Boletinit, Jakup Ferrit, Sylejman Vokshit, Ukshin Hotit, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës. Ju bëjmë thirrje të gjithë politikanëve atdhetarë shqiptare, në trojet Ilire, të bashkohen për ti thënë ndal spastrimit etnik nga Mitrovica Veriore. Të kthehen të 12000 shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga kriminelët serbë në dy dekadat e fundit.
Të kthehet rendi dhe qetësia në mbarë Mitrovicën nën kujdesin e shtetit të Republikës Kosovës e njohur tashmë nga rreth 120 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Të gjykohen në Gjykatën Nderkombëtare të krimeve të luftës, në Hagë, kriminelët serbë si, Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç, gjeneralët, ushtarakët e ushtrisë serbe. Të lirohen menjëherë nga izolimi në Gjykatën speciale të Hagës, udhëheqësit e luftës së drejtë të popullit të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli etj. Bashkimi Europian të ndaloje qëndrimin me dy standarde ndaj Kosovës martire. Populli i Kosovës është gjakosur rrënuar për një shekull nga Serbia, ti njihen të drejtat e saj të plota si vend i viktimizuar nga agresori i tipit nazist serb. Europa të akordojë një paketë speciale për rindertimin e Kosovës. Kosova të marre statusin special për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, sa më shpejtë, e jo të privilegjohet pushtuesi nazist Serb, siç po ndodh deri tani. Kosova është çliruar nga lufta e drejtë e popullit saj, e organizuar në formacion të rregullt ushtarak siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila zbatoj korrektësisht kodet e luftës. Kosova meritoj mbështetjen e NATOS, sepse ndaj saj po aplikohej gjenocid shtetëror nga Serbia, në këto kushte nuk ka asnjë arësye që Europa ti marrë leje Serbisë për ekzistencën e mbi 4 milionë shqiptarëve të Kosovës, ku dy milionë prej tyre u dëbuan nga regjimi gjakatar serb në 40 vitet e fundit. Serbia të dëmshpërblejë Republikën e Kosovës për dëmet e shkaktuara në të gjitha aspektet e jetës të popullit të saj, që nga masakrat ç’njerëzore, shkatërrimi i ekonomisë, kulturës, historisë etj. Kombi shqiptar duhet të kërkojë territoret e tij deri në Beograd, Sanxhak, Podgorice, Selanik, Prevezë etj, e jo të diskutohet sot ndarja e Mitrovicës vendlindja e Heroit Kombëtar Isa Boletini etj. Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar i bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë të ngrihen të bashkuar për ti thënë stop, çdo pazari në kurriz të vëllezërve tanë në Kosovë. Rroftë Kosova! Rroftë kombi shqiptar! Lavdi heronjëve të kombit tonë.
ZENEL HOXHA
BASHKË KRYETAR I KËSHILLIT ORGANIZATIV TË KUVENDIT KOMBËTAR PER DIASPORËN
Londër, me 27.12.2022