Ish Deputeti i PD-së Bedri Hoxha shpalli kandidaturën e tij dhe fitoi në primaret dhe tashme eshte zyrtarisht kandidat për Bashkine Klos në zgjedhjet e 14 Majit.
Hoxha ka një karrierë të pasur në Partinë Demokratike. Ai ka qe Kryetar i Bashkisë Klos si dhe dy herë Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu ai për shumë kohë ka drejtuar degën lokale të PD-duke arritur në vitin 2015 të fitojë Bashkitë Mat dhe Klos . Ai ka një lidhje të fuqishme me komunitetin e zonës ku kandidon sidomos me demokratët.
“Kandidati i dalë nga primaret është me integritet, me dinjitet, Skënder Gjuci. Nga grupimi tjetër akoma nuk ka kandidatë në dijeninë time. Zoti Gjuci ka qenë pjesë e fushatës në 2021. Një nga demokratët më të spikatur dhe do të ketë mbështetje të madhe për të fituar bashkinë e Matit. Do të angazhohem në fushatën e tij. Në Mat do të mbështes Skënder Gjucin.”- tha zonja Çupi. Grupi tjeter ne PD zyrtare ende nuk ka shpallur kandidatet!