HomeKryesore29 dhjetor 1990! Bujar Leskaj: Demokratët e Vlorës duhet ta kujtojnë datën...

29 dhjetor 1990! Bujar Leskaj: Demokratët e Vlorës duhet ta kujtojnë datën e themelimit të PD në qytetin tonë. Mirënjohje përulësisht sakrificave e kontributeve të çdo demokrati vlonjat.

spot_img
Nga Bujar Leskaj
29 dhjetor 1990!
Shpresoj e besoj, se të gjithë demokratët e Vlorës duhet ta kujtojnë këtë datë, e cila shënon themelimin e Partisë Demokratike në qytetin tonë, 32 vite më parë.
Është nder të rikujtojmë me mirënjohje nismëtarët: Afrim Jupi, Ventigjar Hamzaraj, Alfred Ziaji, Aleks Tahiri, Manol Bono, Hasko Hoxha, Bilal Çela, Roland Tafili, Bujar Borshi, Petrit Stefa, Nexhat Veipi.
Kujtoj me mirënjohje të gjithë ata intelektualë e qytetarë vlonjatë, të përndjekur politikë që nisën organizimin atë dhjetor: Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Shpëtim Xhyheri, Ardian Taska, Kosta Koçi, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule, Zoi Bisholla, Ëngjëll Saliu, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj, Dorian Nepravishta, Fatos Hoxha, Agron Haxhiraj, Sulo Shehu, Arjan Nika, Ëngjëll Hybro, Yzeir Muço, Luter Nuraj, Sazan Zyka, Bashkim Elbasani, Namik Jahaj, Vladimir Kasëmi, Musa Xhuveli,… dhe shumë e shumë të tjerë, që në ato ditë dimri, të fundit të 90-ës u bënë pjesë e forcës politike, që shumë shpejt do të shndërrohej në shpresë për shqiptarët.
Në këtë 32 vjetor, plot shpirt mirënjohje themeltarëve, kontributorëve, anëtarëve e simpantizantëve të Partisë Demokratike Vlorë, e atyre qëndrestarëve që për 32 vite plot dinjitet ngritën në piedestal vlerat e demokracisë, vlerat e Partisë Demokratike.
Në këtë 32 vjetor, demokratët, të bashkuar të Vlorës, festuan e celebruan këtë moment të madh historik duke kujtuar mes njëri-tjetrit, në një bashkim zemrash e shpirtrash të lirë sakrificat, djersën, mundin e triumfin e 32 viteve, për Vlorën, për Shqipërinë.
Sot, nderuan me fjalën e tyre, duke kujtuar mes demokratëve vlonjat momentet që shenjuan për demokracinë vlonjate e atë shqiptare, në momentet historike që ndryshuan kohërat, themeluesi i Partisë Demokratike Vlorë e ish-deputet i Partisë Demokratike Roland Tafili dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Vlorë e ish-deputeti i Partisë Demokratike Adhurim Musaraj.
Mirënjohje dhe vetëm mirënjohje, përulësisht sakrificave e kontributeve të çdo demokrati vlonjat.
Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik.Zoti i bekoftë demokratët e Vlorës e mbarë Shqipërisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular