HomeAktualitet82 vjet më parë ndërroi jetë At Gjergj Fishta, Bujar Leskaj: Eshtë...

82 vjet më parë ndërroi jetë At Gjergj Fishta, Bujar Leskaj: Eshtë homeri shqiptar!

spot_img
Nga Bujar Leskaj
82 vjet më parë, në 30 dhjetor, 1940 ndërroi jetë Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta.
Në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. At Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940.
“Poet kombëtar, Patër Gjergj!
Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…
Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.
Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…
Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.
Fjala e Hafiz Ali Krajës, njëri ndër intelektualët e famshëm myslimanë të qytetit të Shkodrës në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar.
Është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla edhe për faktin se mbahet nga një hoxhë në varrimin e një prifti katolik.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular