HomeAktualitetDëshira e fundit në shtratin e vdekjes. Pele takoi fëmijët e vajzës...

Dëshira e fundit në shtratin e vdekjes. Pele takoi fëmijët e vajzës që nuk e njohu kurrë

spot_img

“Golin” e fundit të jetës, Pele e shënoi vetëm pak orë përpara vdekjes ku familjarët plotësuan dëshirën e tij të fundit për t’i çuar në spital dy nipërit e vajzës së vdekur në vitin 2006 që ai nuk i kishte njohur asnjëherë si të tillë.

Një ditë përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë, ai realizoi ëndrrën e vajzës që humbi jetën në vitin 2006 për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Sandra kishte lindur në vitin 1964 pas një historie të shkurtër të Pele me kamarierer Anisa Machado. Pas një beteje të gjatë ligjiore dhe provës së AND-së, Sandra e mori statusin si vajza e Pele në vitin 1996 edhe pse vetë legjenda nuk pranoi ta takonte asnjëherë.

Ajo ishte mamaja e dy fëmijëve, Octavio Felinto Neto dhe Gabriel Arantes do Nascimento të cilët shkuan në spital ditën e fundit dhe qëndruan për herë të parë dhe të fundit pranë gjyshit të tyre. Fotoja e tyre me pjesën tjetër të familjes u publikua nga vajza tjetër e Pele, Kely Naschimento. Në foto është edhe vajza tjetër, Flavia Arantes ndërsa Pele ka pasur 7 fëmijë nga 3 lidhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular