HomeKryesoreDua Lipa po ndërton rezidencën miliona dollarëshe në Sarandë! Çfarë shkruajnë mediat...

Dua Lipa po ndërton rezidencën miliona dollarëshe në Sarandë! Çfarë shkruajnë mediat e huaja: Do ketë pamje madhështore nga deti Jon

spot_imgspot_img

Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Sarandë.

Shtëpia e re e Dua Lipës në qytetin bregdetar do të ketë pamje madhështore me pamje nga deti Jon, raporton Page Six.

Ylli ndërkombëtar, e lindur në Britani, mori shtetësinë shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.

Fituesja e çmimit Grammy ka jetuar në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeçe.

“Unë nuk do ta ndryshoja këtë për asgjë, sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”, ka thënë këngëtarja, e cila gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj shqiptare.

Në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që në vështirësi financiare.

Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në Sarandë me familjen dhe ish të dashurin Anwar Hadid. Gjithashtu edhe këtë verë ajo shijoi pushimet në bregdetin shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular