Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë. Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara. Po ashtu ka humbur jetën edhe një grua. Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bulqizë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.