HomeAktualitetProvokim politik? Talenti Jashari flet për festën e Xhakës ndaj Serbisë: Ai...

Provokim politik? Talenti Jashari flet për festën e Xhakës ndaj Serbisë: Ai është…

spot_imgspot_img

Ardon Jashari ishte një nga protagonistët indirekt të Botërorit 2022. Mesfushori i Lucernës u grumbullua nga “helvetët” dhe ndonëse luajti vetëm 2 minuta ndaj Portugalisë, emri i tij qarkulloi në të gjithë mediat ndërkombëtare.

Shkak u bë festa me fanellën e tij e Granit Xhakës në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, ku shumëkush e interpretoi këtë si një simbol politik, pasi kapiteni i Zvicrës i referohej Adem Jasharit.

 

Por vetë Ardon Jashari ka komentuar për “Blick” se nuk e shihte atë veprim të Xhakës si një mesazh apo provokim politik. “Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar

Nuk ishte një deklaratë politike. Graniti më tha në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse do ta kalonim grupin. Dhe kështu ishte në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, shpjegoi djaloshi 20-vjeçar për të cilin janë interesuar klube shumë të njohura si Lids, Lajpcig apo Sëlltik.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular