HomeAktualitetIshte duke punuar në Spitalin e Pejës, ndërron jetë mjeku në Kosovë!...

Ishte duke punuar në Spitalin e Pejës, ndërron jetë mjeku në Kosovë! Prokuroria: Të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë

Advertismentspot_img

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka ndërruar jetë këtë të shtunë në vendin e tij të punës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Kosovës, të cilat citojnë burime nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku thuhet se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular