Një asteroid pritet të kalojë shumë pranë Tokës gjatë orëve të ardhshme, me një largësi prej 3.600 kilometrash.
Shkencëtarët në agjencinë amerikane të hapësirës NASA njoftuan se orbita e “2023 BU” rreth Diellit, do të modifikohet nga takimi i tij me Tokën.
Vëzhgimet e asterodit, me madhësi sa një minibus, kanë sjellë orientimet në lidhje me zonën më të afërt që pritet të kalojë, dhe ajo është maja jugore e Amerikës së Jugut.
“Përpara se të takonte Tokën, orbita e asteroidit rreth Diellit ishte afërsisht rrethore, duke përafruar orbitën e Tokës. Pas takimit të tij, orbita e asteroidit do të jetë më e zgjatur, duke e zhvendosur atë në gjysmë të rrugës midis orbitave të Tokës dhe Marsit në pikën e tij më të largët nga Dielli. Më pas asteroidi do të përfundojë një orbitë çdo 425 ditë”, tha agjencia në një deklaratë
Duke qenë se zona është e mbushur me satelitë të telekomunikacioinit,sipas astronomëve mund të ekzistojë një risk shumë i vogël që të goditen nga asteroidi.
Nëse ku asteroid do të ishte në një përplasjeje të drejtpërdrejtë, do kishte vështirësi të bënte shumë dëme, pasi masa shkëmbore shpërbëhet në atmosferë.