Loja me pyetje e caktuar nga “Big Brother” u shoqërua me debate të shumta. Përplasje pati mes Teas dhe Armaldos, pasi ky i fundit nuk e dinte përgjigjen e pyetjes, se cili autor i famshëm shqiptar ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi.
Efi pyeti banorët, por Olta qeshi me tallje, çka shkaktoi irritim te Efi. Ajo tha se për shkak se ka jetuar në Greqi për shumë vite, nuk i dinë mirë disa terma.