HomeOP EDFrika McGonigal/Kurban 2, do arrestojë Veliajn, Ahmetajn, Beqajn, Gjiknurin, Ballukun, Ballën, Xhaçkën..

Frika McGonigal/Kurban 2, do arrestojë Veliajn, Ahmetajn, Beqajn, Gjiknurin, Ballukun, Ballën, Xhaçkën..

spot_img
Nga Basir Çollaku
Frika McGonigal
Kurban 2, do arrestojë Veliajn, Ahmetajn, Beqajn,
Gjiknurin, Ballukun, Ballën, Xhaçkën..
Edi Ramës i duhet të përmbysë dynjanë, për të shmangur vëmendjen nga gjyqi i madh, skandalit McGonigal, ku ai është përfshirë në SHBA. Do i duhet të shesë afër apo larg tij, këdo ka telashë të vjetra e të reja, me drejtësinë, për të ushqyer opinionin dhe pakësuar koston personale penale. Kryeministri është futur në një udhë ku do të presë detyrimisht degët ku ka vënë këmbët e tij. Me dosjet e shumta në prokurori dhe në SPAK ndaj të tijve, Rama nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë të ruajë dhe rruajë, kontrollojë si të dojë ngjarjet.
Por thotë mençur populli, do të binte një ditë në Hundëlesh. Dhe ra. Blerja e agjentëve të rëndësishëm të FBI, përdorja e ndikimit të pagaur për të asgjësuar opozitën, dallaveret ekonomike me agjentë sigurimi, këshilltarë privatë, rusë e kinezë do plasnin zullumin. Nnë një hetim nga Juria e Madhe në SHBA, shtuar nga hetimet e filluara nga Senati dhe Kongresi, Komisionmi Hetimor Parlamentar, detyrimisht për tu ngritur, Edi Ramës i duhet të përpiqet shumë herë më tepër, që së paku të shpëtojë ekstremin e rrezikut me të cilin përballet individualisht. Qelinë. Janë shumë gazetare amerikanë, disa syresh fitues të Pulizer, duke gërmuar thellësisht në dosjen ku gjendet kryeministri ynë me veprimet dhe mosveprimet e paligjshme të kryera. Me 9 shkurt ka seancë në Kongres, me 16 shkurt afati të mbërrijnë provat për McGonigal në Komitetin e Hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve, me 24 shkurt seanca në Gjykatë, në Nju York dhe Uashington. Janë aq shumë pritshmëri surprizash, kur prokurorët amerikanë kërkojnë më tepër kohë, sa Rama nuk mund ti përmbysë gjetjet e tyre me akrobaci në Tiranë.
Shitjet e Ramës
Veliaj
Rival, konkurent, aleat, kundërshtar, shërbëtor i Ramës, por njëherësh kryemundësi pabesie ndaj tij, Erion Veliaj është një ndër më të shenjestruarit. Në momentin kur sërish pretendon së paku të mbetet kryebashkiak, për të shpëtuar nga marrja i pandehur, përfundimi në burg. Të dhënat mediatike nga Amerika, me burime nga drejtësia, e përfshijnë në dosjen e përbashkët me Ramën e McGionigal. Dosja e Ndranghetës është një barrë e rëndë e shmangur nga presioni mbi Prokurorinë e Posaçme. Inceneratorët, është kryedosja ndaj së cilës Veliaj është e pamundur të rrëshkasë, vetëm nëse shkrihet SPAK, e rireformohet zhdrejtësia. Ndaj, ai kryeson listën e shitjeve në merkaton e vështirë të Ramës e mazhorancës përballë dosjeve.
Ahmetaj
Lindur nga dosja e vjetër “Hermes”, pasuar në një dosje për fshehje të dhënash në buxhet kur ishte minsitër financash, një histori e fikur befasisht në prokurori u bënë parehatia e ministrit. Më pas inceneratorët, rindërtimi, shkarkimi nga detyra, fakte të reja me histori dashnoresh me qoka financiare, nga bashkë të pandehurit e së njëjtës dosje, është shenjestër e lëvizshme për akuzën dhe Rama e liston në ankandin e lehtësimit të barrës personale. Herë shkon në SPAK, dëshmon, flet me Ramën duke shfajësuar e mbrojtur njëri-tjetrin, ikën për turizëm. Kur po mënjanohej, shpërtheu skandali e më pas arrestimi ish-shefes së tij të kabinetit, drejtoreshës në Autoritetin e mbikqyrjes Financiare, Alda Klosi, me një turrë 700 mijë euroshe kesh në banesë e kjo e rikthen në tabelë. Gjithnjë me rrezik potencial të rrëfejë punët e paligjshme me Edi Ramën. E kjo është arsyeja e qëndrimit jashtë të deritanishëm.
Beqja
Ndoshta është ministri shënuar më herët për të përfunduar në qeli, pas Sajmir Tahirit. Dosja e tij u bart nga Krimet e Rënda në SPAK dhe muajt e fundit ka qenë i thirrur nga kjo Pokurori. Duke qenë me pavarësi të munguar, prokurorë të miqësuar keqas me dosjen, ende lanë një ngërç mosveprimi. Kjo ndodhi, e ka lënë sërish ish-minsitrin Beqja, në shërbim të Ramës në një agjenci donacionesh, si ujkut mëlçitë. Njëlloj në listën e kurbaneve të kryeministrit. Ortakët e tij një pjesë janë larguar se mund të jenë bashkë në dhumën me hekura.
Gjiknuri
Ish-ministri kthyer në numrin dy të Partisë Socialiste, duke zhvendosur Taulant Ballën, pasi i vodhën pensionin milionash, në lekë apo euro, të nënës në banesë, arkitekti tërmeteve elektorale me djem problematikë, është një tjetër aneks dosjesh. Unaza e Re me kilometrin 20 milionë eurosh, historitë me koncensionet e naftës të kompanive ruse, duke ua hequr atyre amerikane. Vizita në Moske të pa formalizuara, marrëdhëniet me hije të forta dyshimesh me gurunë indian, sekt në të cilin angazhohej bashkëshortja e tij, dhe një histori me telashet e një tempulli në Frankfurt. Janë një pjesë e kusureve të partiakut ish-ministër, një ndër të përfolurit për listën e non gratave amerikane, mënjanuar me histori të padala ende.
Balluku
Histori të arkivës së edukimit dhe profesionalizmit janë fillesat e luhatjeve të zëvëndëskryeminsitres Belinda Balluku, motrës së Pamela Qirkos, drejtues së qeverisë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të rivlerësimit. Tendera tunelesh, shtesat e pafundme të financimit të Rrugës së Arbrit, e cila sa më shumë para hidhen aq më keq bëhet, Unazës së Re, tunelit të Llogarasë, menaxhmit të Kaskadës së Drinit, për miliardat në sektorin e energjisë, koncensionet e shumta mes të cilëve ato të edhe oligarkut rus të sanksionuar Oleg Deripaska, nuk janë pak, për numrin dy të qeverisë. Ajo shndërrohet në subjekt dhe objekt, në rastin kur i shërben të rrezikuarit Rama, për ta hedhur një ditë në gojën e Prokurorisë së Posaçme.
Xhaçka
Ish- ministrja e Mbrojtjes, përdoruese e helikopterëve si taksi për të udhëtuar shumë herë në Dibër, lënë si për çudi jashtë hetimit të tenderave sekretë në minitrinë e saj në kohën e pandemisë, tashmë ministre e jashtme në pritje të heqjes së mandatit, është një tjetër ishull rezervë për kryeministrin. Emërimet në Ambasada, punësimet në sektorë delikatë pa certifikatë sigurie, hetimi për investimin strategjik të përfituar në konflikt të hapur interesi, janë një pjesë për tu bërë dosje në pak ditë, për zonjën strategjike të diplomacisë.
Balla
Fortpërmendur në shumë raste, e dyshime serioze në ngarkim të tij. Ndër lidhjet më të afërta me Edmond Begon, një ish i dënuar i bandës së Aldo Bares, tashmë ndër biznesmenët më të dashur të qeverisë. Përfshirjet në hetime të ndryshme, si rasti zhdukjes së përgjimeve në vrasjet në fisin Çapja në Elbasan, përgjime të zhdukura denoncuar nga oficerë policie me kontigjentë të rrezikshëm të krimit në Elbasan, në rastin e përplasjes së tyre me policinë. Një tjetër gomë rezervë kur shefi madh Edi Rama, të jetë në hall për të hedhur një tjetër shashkë e për të mbajtur rrezikun larg vetes. Të gjithë këto janë në listën e kurbaneve të Ramës. Pa lënë mënjanë kryebashkiakë si Dako, Sako, Llatja, Subashi, e plot të tjerë zyrtarë të dorës së dytë. Të gjithë janë në shitje. Por siç e nisi me Kurban marrjen e pushtetit, duket se do ta mbyllë duke bërë Kurban veten. Këtë herë në një vend ku drejtësia nuk pyet kush je e nga vjen. Rama e di këtë. Përpjekja është të shpëtojë nga vetja çtë mundet. Ushtarët nuk i ka bërë llogari asnjëherë…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular