Neser (Të dielën) këngëtari i njohur dibran Bledar Kaca del para publikut me recitalin e parë të tij, së bashku me disa emra të tjerë të muzikës popullore shqiptare me të cilët ai ka bashkëpunuar.
Njoftimi i Bledar Kaces
Të nderuar miq!
Të dielën më 5 shkurt 2023 në orën 14, në pallatin e kulturës në Kamëz, kam vendosur të dal para publikut me recitalin tim të parë. Nuk do të jemë vetëm, por me kolegë artist që kam provuar bashkëpunimin si Vida Kunora, Elvira Fjerza, Mirgen Zela, Mentor Topuzi dhe Gentian Dervishi. Por edhe me poetë e orkestrantë të talentuar si dhe një moderator si Defrim Methasani që do ta ndez atë sallë dhe do ta kthej në spektakël koncertin. Ju premtoj se nuk do tju zhgënjej dhe kënga dibrane, do të jehoj si 9 malet e Dibrës. Ju pres tê më mbështetëni si zakonisht!
Recitali ka mbeshtetjen e Ansamblit Kuvendi Zall Dardhe. Ftohen banoret me origiine nga Zall Dardha ti japin mbeshtetjen e duhur ketij talenti me recitalin e tij te pare.
