HomeKultureU përurua libri “Gjurmët të folkut arbëror” i autorit dibran Gëzim V.Bara

U përurua libri “Gjurmët të folkut arbëror” i autorit dibran Gëzim V.Bara

spot_img
U PËRURUA LIBRI “GJURMËVE TË FOLKUT ARBËROR” I AUTORIT GËZIM V. BARA
Më 26 janar 2023, në sallën “Unesko” të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, në një sallë të mbushur plot me artistë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, intelektualë; qytetarë të Tiranës, Dibrës dhe Zall-Dardhës; njerëzve të botës së artit në përgjithësi, u përurua libri i autorit Gëzim V.Bara, i titulluar “Gjurmëve të folkut Arbëror”.
Fjala e rastit u mbajt nga z.Fatos Daci, Mjeshtër i Madh, i cili foli për kontributet e profesor Gëzimit dhe vlerat ideo-artistike të librit të tij, i cili erdhi pas një përvoje disavjeçare në fushën e letërsisë, dhe si profesor i kësaj lëndë.
Më pas, podiumi ishte për drejtoreshën e gjimnazit “Partizani”” në kryeqytet-znj. Luiza Mustafaj, e cila vlerësoi me nota të larta punën e profesor Gëzimit dhe shprehu konsiderata vlerësuese dhe për librin e tij.
Në vijim, në skenë u ngjit për të përshëndetur zoti Bajram Lapi- Mjeshtër i Madh, i cili vlerësoi punën e z.Gëzim Bara, kur ai ishte punonjës në ministrinë e Kulturës e të Turizmit.
Për të pranishmit dhanë vlerësimet dhe konsideratat e tyre edhe zotërinjtë: Naxhi Kasaruho-Mjeshtër i Madh, z.Lavdrim Krrashi-deputeti i Dibrës, poeti Agim Picaku, ish nxënësja profesor Gëzimit te gjimnazi “Qemal Stafa”-Kristela Prendi, nxënësja e gjimnazit “Partizani” -Kejsi Gjuzi etj.
Për të pjesëmarrësit u improvizua dhe një koncert me këngë e valle popullore, i cili nisi me këngën “Çfarë do koka, oj cuca”-kënduar nga Rruzhdi Dervishi dhe Nikoleta Ramadani.
Rapsodi Bashkim Alia këndoi këngët “Për Albulenën” dhe “Këngë Kurbeti”.
Mjeshtri i Madh Pjetër Matusha këndoi “Këngën e Ago Ymerit” dhe “Vargje për lahutën”, krijim i vetë artistit.
Poeti Agim Picaku këndoi bukur këngën “Motër moj”, kushtuar motrës së tij, artistes së madhe Liza Picaku (Ndoja). U mirëpritën edhe disa valle popullore,të cilat gjallëruan atmosferën përuruese, si: Valle me motive tropojane nga talentet e gjimnazit “Partizani”, valle tiranase nga artistët e ansamblit “Shqiponja”, Tiranë; valle çame nga ansambli “Tirana”, valle nën ritmin e këngës “Kur bjen fyelli, çiftelia” po nga artistët dhe artistet e gjimnazit “Partizani” në kryeqytet etj. Zoti Gëzim Bara falënderoi pjesëmarrësit, oratorët, familjen, kolegët, koleget dhe nxënësit e gjimnazit “Partizani”. Zoti Musa Riçka shtroi një koktej për të gjithë pjesëmarrësit. Marra nga Gazeta Dibra
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular