Banorët e Bërxullës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se “do që shtypë njerëzit me këmbë”, ndërsa i kanë kërkuar që të ulet në bisedime me ta dhe të dëgjojë kërkesat e tyre.
Një nga banorët u shpreh se “Rama bën sikur nuk di gjë dhe nuk i sheh”, atë që po ndodh në Bërxullë, teksa protestojnë prej rreth 5 muajsh.
“Edi Rama nuk na sheh, pse nuk na sheh? I ka dhënë të gjitha rrugët me koncension. Rama do që ti shtypë njerëzit me këmbë.
Atë që do e pësojë, do e pësojë prej vetes, jo prej nesh. Të mos bëjë sikur nuk di dhe të bëjë batuta, por të vijë këtu të bisedojë me ne”, tha ai.
Ndërsa një banore tjetër u shpreh: “Rama bën pushime në vende me dëborë, ne nuk flemë dot gjumë.”