HomeSocialeShihni ëndrra të këqija natën? Kujdes, mund të tregojnë rrezikun për t’u...

Shihni ëndrra të këqija natën? Kujdes, mund të tregojnë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë besuar se një gjumë i mirë gjatë natës është çelësi për parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. Ata gjithashtu mendonin se ëndrrat ishin një shenjë e shëndetit të mirë të trurit. Por dy studime të reja kanë treguar të kundërtën.

Ekspertët e gjumit nga Kina dhe Suedia thonë se kohëzgjatja e gjumit te të moshuarit mund të jetë një tregues i rrezikut të demencës. Gjetjet, të publikuara në Journal of the American Geriatrics Society zbuluan se rreziku i demencës ishte 69 për qind më i lartë tek ata që flinin më shumë se tetë orë.

Kjo krahasohej me ata që flinin nga shtatë deri në tetë. Ky rrezik ishte gjithashtu dy herë më i lartë për ata që shkonin në shtrat para orës nëntë. Një studim tjetër ka zbuluar se njerëzit e moshës së mesme që përjetojnë ankthe të shpeshta kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë më vonë në jetë.

Studiuesit nga Universiteti i Birminghamit, zbuluan se ëndrrat e këqija mund të bëhen më të zakonshme disa vite apo edhe dekada përpara se të shfaqen problemet e trurit. Gjithashtu, ekspertët theksua se meshkujt janë më të rrezikuar se sa femrat, raporton gazeta britanike The Sun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular