Një aksident me vdekje ndodhi sot në mbrëmje në hyrje të qytetit të Lezhës.
Panorama TV mëson se një automjet ka përplasur për vdekje një person, rreth 40 vjeç.
Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i 40-vjeçarit. Në momentin e përplasjes, i ndjeri ishte duke lëvizur në këmbë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.