Të nderojmë idealet e Familjes Mbretërore, duke shkëputur grupimet e veçanta që synojnë politizimin e saj.
DEKLARATE E PARTISE LEVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Levizja e Legalitetit perfaqëson idealet mbreterore të një rendi kushtetues e demokratik të themeluar në respektin ndaj institucioneve të zgjedhura dhe luajalitetin ndaj Familjes Mbretërore Shqiptare.
Për të gezuar besimin e Familjes Mbretërore dhe pêr të qenë një alternative e besueshme dhe gjitheperfshirese, PLL ruan me perkushtim pavarësinë e saj politike kundrejt çdo grupimi apo nisme, kolektive ose individuale.
PLL eshte i vetmi grupim politik mbreteror i strukturuar, ligjor e kushtetuesi i njohur dhe me perfaqesim parlamentar, që nëpërmjet programit të saj mban lart frymën mbretërore.
Çeshtja mbreterore nuk mund te kthehet në slogan të askujt e aq më tepër të një apo më shumë individesh, për perfitime politike, cilatdo që mund te kene qene meritat e tyre në të kaluaren në sherbim te saj, kjo për interesa të vecanta dhe të perkohshme.
