Edhe pse kanë kaluar shumë ditë, autoritetet në Turqi vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e goditur nga tërmeti.
Një foshnje vetëm 2 muajshe është shpëtuar në provincën Hatay. Këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.
Koca ka publikuar një video të foshnjes ku shkruan se i ka mbijetuar tërmetit, pavarësisht se ka qëndruar prej ditësh nën rrënoja dhe i uritur.
Pas shpëtimit, foshnja është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.