Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë , ndërsa janë hedhur edhe flakadanë në drejtim të efektivëve.
Ndërkohë deputetët e opozitës që nuk u lejuan të futen në Kuvend, janë bashkuar me protestuesit.
“Deputetët kanë ardhur të bashkohen me protestuesit, janë deputetët që nuk u lejuan të hyjnë në Parlament”, raportoi gazetari Osman Stafa.