Protesta e 11 shkurtit është një tjetër dështim i Sali Berishës, pasi ndonëse premtoi se do sillte në shesh 100 mijë njerëz për atë që e quajtën nisja e një revolucioni, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë qytetarë.
Prej kohësh tashmë kemi dëgjuar thirrjet e Berishës dhe grupimit të tij për revolucion, si e vetmja mënyrë që sipas tij do të largonte Edi Ramën nga posti i kryeministrit, por duket se edhe ata janë koshientë që rrëzimi i Ramës mund të zgjasë shumë kohë.
Këtë e vërteton dhe një ndër deputetët besnik të Sali Berishës, Flamur Noka i cili shprehet se revolucioni mund të zgjasë dhe deri në 10 vjet.
“Atëherë ti duhet ta dish shumë mirë se revolucioni mund të zgjasë 1 muaj, tre muaj, 6 muaj, 1 vit, 3 vjet 10 vjet”, tha Noka në një emision televiziv.Ndërkohë pas dështimit të protestës, deputetët e Berishës u krenuan duke publikuar foto nga protesta e mbajtur nga Lulzim Basha në vitin 2019.