Sot futbollisti i shquar i ekipit legjendar të Flamurtarit të viteve ’80-’90, Kreshnik Çipi feston 65 vjetorin e lindjes.
Futbollist dhe kapiten i skuadrës së zemrës, e udhëhoqi Flamurtarin në vitet e tij të arta.
Kreshnik Çipi është vlerësuar me disa tituj, ndërmjet të cilave, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, medaljen e artë “Për merita të Shquara në Sport” dhe është vlerësuar me medaljen “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.
Themelues i Partisë Demokratike, dega Vlorë. Ka qenë deputet i PD në vitet 2009-2013.







