HomeAktualitetArben Muça: Sot 32 vite nga nisma e ngujimit të studentëve dhe...

Arben Muça: Sot 32 vite nga nisma e ngujimit të studentëve dhe pedagogëve. Ja kërkesat…

spot_img

Nga Arben Muça
32 vite më parë qindra Studentë dhe Pedagogë të Universitetit të Tiranës morën nismën duke u ngujuar për kërkesat e tyre dhe njëra nga këto dhe më e rëndësishmja, heqja e emrit të diktatorit nga Universiteti. Qytetaria e Tiranës dha kontributin e saj në këtë revolucion demokratik duke bërë të mundur heqjen e shtatores së diktatorit nga Sheshi Skënderbej . Mirënjohje për burrat dhe gratë e Kryeqytetit, të cilët nën terrorin e forcave të policisë dhe të sigurimit të shtetit morën pjesë dhe bënë të mundur që ajo shtatore të vinte zvarrë deri në Kinoklubin e Qytetit Studenti. Që në fillimet e saj levizja Studentore e Dhjetorit 90 artikulonte me zërin plot për një Shqipëri të lirë dhe demokratike,ku shpirti i tyre kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa Kanë mbetur shumë arsye per te luftuar që të bëhen realitet keto dy sllogane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular