HomeAktualitet“Qeveri e korruptuar”- Banorët e Bërxullës përshkallëzojnë qëndresën! Të moshuarat bllokojnë rrugën...

“Qeveri e korruptuar”- Banorët e Bërxullës përshkallëzojnë qëndresën! Të moshuarat bllokojnë rrugën dhe shtrihen në asfalt. Çfarë ndodhi në protestë

spot_img

U bënë disa të diela rresht që banorët e Bërxullës dalin në protestë kundër ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar mbi tokat dhe shtëpitë e tyre që kërkohet të merren me forcë kundrejt një shpronësimi “qesharak”.

Në shenjë proteste, disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit duke u përplasur me efektivët e policisë. U bënë më shumës e katër muaj që banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtimi jo për projektin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, por vlerën e kompensimit, i cili nuk korrespondon me çmimin e tregut. Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndonëse e kanë kërkuar në të gjitha format e mundshme.

TENSIONET

Në mesin e protestuesve ishin të rinj e të moshuar. Këta të fundit vendosën të përshkallëzonin protestën duke u shtrirë në rrugën e makinave e duke refuzuar të ngrihen edhe me ndërhyrjen e policisë. Ata refuzuan uniformat blu dhe kërkuan ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikës së tyre.

“Unë kam pasurinë e jetës aty. Të na ngrejë shteti, jo policia. Kam duruar shumë, nuk duroj dot më. Jetën e japim e pronën jo. Ku është shteti këtu. Nuk e hap rrugën. Do çohem kur të vij Tonin Vocaj, e kam marrë ne telefon, kur të vij ai do çohem. Mirë që më shkatërron tokën dhe shpinë, më thotë mos dil këtu”, shprehet një banore e moshuar, ndërsa një tjetër e cila më herët ka shkuar deri aty sa hipi në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënoi me vetëflijim i bëri thirrje shtetit të shkojë atje për negociata dhe të mos bëjë sehir se nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas. Përkundrazi, ajo thotë se protesta do të përshkallëzohet e aksione edhe më të rënda në vijim.

“Protestat do të jenë më të forta, derisa ata të ulen këtu me ne. I kemi dërguar letër ministrisë, ajo bën sehir. Janë të gjithë palë bashkë. Belinda Balluku bashkë me koncesionarin nuk kanë asnjë shans të zhvillojnë rrugë këtu pa na dëmshpërblyer si duhet, pa na bërë rrugë dytësore e që ne të punojmë tokat tona siç i kemi punuar më parë. Këtu, shteti nuk ka për të bërë asgjë. Ne nuk dorëzohemi. Shteti t’i vejë gishtin kokës e të vijë këtu të flasë me ne”. Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre. Tensionet e përplasja me policinë vijuan për një kohë relativisht të gjatë. Pasi Policia kërkoi vazhdimisht largimin e tyre nga rruga u detyruan të bënin zhvendosjen e tyre me forcë.

“NA DUAN PËR VOTA”

Një banor që preket nga ky projekt ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, ndërsa pohon se deputetët kujtohen të shkojnë në terren vetëm kur janë zgjedhjet. Protestuesi shtoi më tej në formë ironie se nëse shteti nuk ka lekë t’i shpronësojë, atëherë banorët të bëhen aksionerë me kompaninë e ndërtimit. “Nuk e çajnë kokën për popullin, e duan vetëm për votë. Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog. Institucionet dhe kompanitë kanë përplasje mes tyre. Nëse shteti ynë është kaq fukara dhe i padenjë, këtu nuk shihet as kryetari i bashkisë as deputeti.

Ai deputet përfaqëson krimin, dhe jo popullin. Themi: ‘hajde të ulemi në dialog’. Na bëni aksioner me firmën ndërtuese nëse nuk kanë lekë. Qeveria dhe Edi Rama tallen me taksat e popullit. Ai nuk pranon as të ulet, në Kuvend nuk shkon, te ne nuk vjen, ç’e do! Ai është kryeministër mbetje. Ne s’kemi as armë, as raketa që t’i luftojmë, as pushtet, nuk dimë ça të bëjmë. Bëhen protesta gjithandej, por ka dialog. Ne jemi për zhvillim, por jo të na shpronësosh ne si një litër vaj ulliri. Kjo është qeveri e papërgjegjshme, e korruptuar. Falënderojmë Zotin që i doli hirra këtij Kryeministri tradhtar”, tha ai.

“Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët, do bëhem hero këtu”

Në më shumë se katër muaj protestë nuk kanë munguar dhe aktet ekstreme si ai i hipjes së dy personave në shtyllën e tensionit të lartë e deri tek bllokimi i rrugës duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. As kërcënimet me jetë nuk kanë munguar gjithashtu. Edhe dje, një banore e Bërxullës, mesogrua, u shpreh se nëse do “vijnë ta vrasin” për pronën, do të përgjigjet në mbrojtje të shtëpisë së saj me çdo kusht.

“Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët. Vetëm mbledh firmat për të marrë paratë e veta. Ne po shkojmë 5 muaj këtu. Nuk do presim edhe shumë, policia na pret te rruga por edhe ne do e mbrojmë të drejtën tonë. Nuk mund të bëjmë gjyq për shtëpitë tona që kemi punuar gjithë jetën. Nuk mund të ikim me një firmë. Unë kam 7 dynym tokë. Këtu bëhet autostrada dhe ne nuk e aksesojmë dot. Unë shtëpinë time do e mbroj deri në minutën e fundit. shtëpinë time nuk e lëshoj, do bëhem hero këtu. Shteti shqiptar është vetëm për të vjedhur, nuk e mbron popullin. Ka vetëm padrejtësi, prokurori jo, shtet jo. Ne do reagojmë në mënyrat më të këqija, do vijnë ata të më vrasin, do i vras dhe unë, me gurë me sfurk, armë nuk kam përdorur dhe nuk përdor. Le të vijë firma të sqarohet me popullin”, u shpreh ajo. Një tjetër protestuese pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim, ndonëse projekti ka parregullsi. Sipas saj, shteti duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut për pronat e tyre.

“Kemi 4 muaj që protestojmë dhe nuk kemi asnjë reagim nga instancat shtetërore, duke nisur nga ministria e Infrastrukturës. As nga kryeministri s’kemi asnjë reagim, apo nga IKMT. IKMT duhet të vinte në terren dhe të shoh këtë paligjshmëri. Ne duam që prona të vlerësohet sipas çmimit të tregut. Po ashtu duhet të shihet dhe linja e interkonjeksionit, pasi edhe plani për lëvizjen e kësaj linje, ia kanë lënë firmës ‘Gener 2’. Fakti që bëhemi rrugë dytësore, stopohet jeta. Këtu banorët mbahen me bujqësi dhe blegtori. Kjo i sjell të ardhura atyre”.

Banori: Këtu ka njerëz, jo kafshë, që t’i shpërndajë gjithandej”

Në një deklaratë për “Panorama TV”, Klement Baçi njëri prej banorëve thotë se presin me patjetër një rrugëzgjidhje për problemin e tyre. “Këtu ka njerëz nuk ka kafshë, që t’i shpërndajë gjithandej. Po presim dita ditës që të marrim një rrugëzgjidhje”, deklaroi ai. Ndërkohë, një tjetër protestuese pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim, ndonëse projekti ka parregullsi. Sipas saj, shteti duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut për pronat e tyre.

Banorët paralajmërojnë se në rast se nuk dëgjohet zëri i atyre do të ndërmarrin akte ekstreme për të gjetur të drejtën e tyre. Banorët protestuan edhe para zyrave të BE-së në Tiranë. Ata kërkojnë të shpronësohen me vlerën e tregut e cila është 50 euro metër katror. Nëse kjo nuk ndodh, kërcënojnë se do të shkojnë deri në vetëflijim. Gjatë këtij tubimi por edhe protestave të kaluara banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin. Banorët e Bërxhullës, thonë se kompania Gener2 ka fituar koncesionin i rrugës Thumanë-Kashar-Fier për 35 vite në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.

KRYEPLAKU: PO NA GRABISIN

Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni, deklaroi me bindje se ata do të mbrojnë tokat e tyre dhe se nuk do të lejojnë firmën “Gener 2” që të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to. “S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona.

Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet. Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti”. Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular