HomePolitikeNë 14 Maji, Bashkia Vlorë duhet të çlirohet nga "mashtrimokracia" dhe "vjedhokracia"

Në 14 Maji, Bashkia Vlorë duhet të çlirohet nga “mashtrimokracia” dhe “vjedhokracia”

Nga Rezenbrik Serjani Sekretar funksional për transparencën dhe luftën kundër
korrupsionit pranë PD Vlorë.
Fantazira me makinë e kthimin e urës në pistë garimi, ishte haluçinacioni i radhës i kryetarit të Bashkisë Vlorë. Dhe gjoja si provë nxjerr një pamje filmike të kalimit të një automjeti( që për hir të së vërtetës nuk duket çfarë është) e vitit 2020. Sipas tij, 4 gomat e kaluara mbi urë, e para 3 viteve, është arsyeja e gjendjes faktike e urës, sot. Kujtojmë se para 5 vitesh, Tam-Tamet e propagandës së Bashkisë, hodhën e stërhodhën projektin e ri, të rikonceptimit, ristrukturimit dhe ndryshimit rrënjësor të modelimit të urës së Manastirit të Zvërnecit, ku risi e atij projekti ishte dhe një degëzim i vecantë, në formë platforme, mbi të cilën do ngrihej një muze për florën dhe faunën e zonës, e cila do shërbente si qendër informimi mbi zonën dhe pikë studimore për ambientalistët e biologët vlonjatë. Për këtë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është alokuar një shumë prej 36 milion lekësh. Pas 5 vitesh, jo vetëm që mbi atë platformë nuk u ngrit asnjëherë asnjë muze apo pikë informimi, por pas 5 vitesh ura është tërësisht e degraduar, mbi të cilën kërkohet një ndërhyrje shtese.Ura pas 5 vitesh, për të cilën u “investuan” 36 milion lekë, është plotësisht e amortizuar dhe jashtë funksionit. Dhe kjo jo për faji të ndonjë 4 rrotaku imagjinar, siç supozon Kryetari Kukull i Bashkisë Vlorë, por për faji të abuzimit institucional, shpërdorimit të 36 milionë lekëve, fondi i rikonstruksionit e rimodelimit të Urës së Manastirit të Zvërnecit. Shpërdorimi i fondeve, mos zbatimi i projektit, mos mirëmbajtja e qëllimshme, kualiteti i ulët i punimeve, vetëm e vetëm te vidhet e abuzohet, janë arsyet e vërteta për gjendjen e asaj ure, aq me vlerë, për zonën por edhe për gjithë sektorin e turizmit në Vlorë, si një aset i rëndësishëm kulturor, turistik e mjedisor. Në 14 Maji, Bashkia Vlorë duhet të çlirohet nga “mashtrimokracia” dhe “vjedhokracia”, të cilat për 26 vite i kanë konsoliduar dhe kthyer në kulte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular