Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa i cili përfaqëson grupimin e Alibeajt është paraqitur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të paraqitur kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Pas daljes nga ambientet e KQZ, Sefa nuk pranoi të japë shpjegime në lidhje me grupin që e ka autorizuar të dërgojë këtë kërkesë, por theksoi se kjo është një praktikë e përcaktuar në kod që ndiqet nga të gjitha partitë politike.
“Sekretar për çështjet ligjor dhe zgjedhore Indrit Sefa. Do e vlerësojë KQZ, është gjithë praktikë e përcaktuar në kod. Është e ndjekur nga shumë parti politike. Kjo është një praktikë. Është praktikë e lëshuar nga të gjithë partitë politike”, deklaroi Sefa.
Sot është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të partive politike.