HomeKryesore“Vendimi i Apelit nuk përbën moment triumfi”- Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë:...

“Vendimi i Apelit nuk përbën moment triumfi”- Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë: Fokusi kryesor janë zgjedhjet e 14 majit, energji të reja për fitore

spot_imgspot_img

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Kryesinë dhe grupimin e tij duke thënë se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e PD nuk është moment triumfi.

Alibeaj tha se propozimi i tij ka gjetur mbështetje dhe fokusi kryesor i grupimit të tij janë zgjedhjet e 14 majitm ku shtoi se ky është moment i mirë për energji të reja.

“Çfarë iu kam propozuar dhe që gjeti mbështetje te Kryesia është që vendimi i gjykatës së Apelit nuk përbën për askënd kurrsesi ndonjë moment triumfi, revanshi kurrsesi, është një moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike e cila është moment i mirë për të rimarrë edhe njëherë energji të reja për fitore. Jam i vetëdijshëm që gjeta të njëjtën konsideratë nga ana e kryesisë, grupit parlamentar apo kolegëve të degëve, jemi të vendosur që sëbashku me demokratët, me shqiptarët me partnerët strategjikë, të forcojmë më tej orientim euroatlantik të PD, një nga elementët themelorë të misionit të PD, fokusi i kryesor janë zgjedhjet e 14 majit”, tha Alibeaj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular