HomeKryesoreAlibeaj i shtrin sërish dorën Berishës: Derën e kanë të hapur, të...

Alibeaj i shtrin sërish dorën Berishës: Derën e kanë të hapur, të dalim me një kandidat, vetëm kështu…

spot_img

Enkelejd Alibeaj i ka shtrirë sërish dorën grupit të Berishës për t’u bashkuar nën siglën e PD dhe për të dalë në zgjedhjet e 14 majit me një kandidat, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë.

Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në degën 12 në Tiranë, Alibeaj u shpreh i gatshëm të fusë në listat e grupit që ai drejton që po përgatit për zgjedhjet e 14 majit edhe kandidatët e dalë nga primaret e “Rithemelimit”.

“Zgjedhjet janë çështje e shqiptarëve, ne do duhet t’u shërbejmë atyre. Oferta jonë duhet të jetë pikërisht ndaj shqiptarëve. Vetëm kështu futemi të bashkuar edhe me shanse shumë të mira për të qenë të suksesshëm. Vetëm kështu mund dhe ia dalim, të bashkuar.

Nga kandidatët e primareve tona të bëra në 2021 po e po, por edhe kandidatët të dalë nga primaret e Rithemelimit dhe kandidatura të tjera që ofrohen dhe gëzojnë reputacion në komunitet, derën e kanë të hapur. Një kandidat për demokratët, ky është qëndrimi që kemi ne”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular