HomeKronikeSekuestrimi i pasurive, familja e Ervis Martinajt ankimon vendimin e GJKKO

Sekuestrimi i pasurive, familja e Ervis Martinajt ankimon vendimin e GJKKO

spot_img

Ndërkohë që asnjë institucion i sigurisë në vend nuk ka ende një informacion për vendndodhjen e Ervis Martinajt, SPAK dhe GJKKO kanë vendosur t’i marrin pasuritë atij dhe familjes së tij.

Në një listë të gjatë të bërë publike pak ditë më parë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës t`i vihen nën sekuestro jo pak por plot 34 pasuri dhe prona, ndërkohë që familja e tij ende nuk ka një përgjigje nga shteti shqiptar se çfarë ka ndodhur me fatin e tij. Por bëhet me dije se ditët e fundit familja e Martinajt ka ankimuar vendimin e Gjykatës për pasuritë të vëna në shënjestër, ndërkohë që ai vijon të jetë i kërkuar për një mori ngjarjesh, kryesisht për një dëshmi të dhënë nga Nuredin Dumani, i cili i tha Prokurorisë së Posaçme se Martinaj kishte paguar 500 mijë euro për “kokën” e Indrit Dokles.

ANKIMIMI

Familjarët e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj kanë ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e 34 pasurive në emër të tij. Të shumëkërkuarit i janë sekuestruar 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka regjistruar çështjen nr. 48 akti, datë 07.03.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit A.K., D.K., D.M., E.M., E.M., F.V., M.M., R.M., V.M., ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi sekuestrimin e disa pasurive, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se 34 pasuri të “mbretit të kumarit” Ervis Martinaj janë vënë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe “ushtarët” e tij.

Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj.

Disa pasuri janë në emër të bashkëpunëtorëve të Martinajt apo familjarëve të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinajt, Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” në ish-Bllok ku u vra Fabiol Gaxha. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes “Plumbi i Artë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular