HomeKronikeVuante nga somnambulizmi, 13-vjeçari bie nga ballkoni i pallatit dhe ndërron jetë....

Vuante nga somnambulizmi, 13-vjeçari bie nga ballkoni i pallatit dhe ndërron jetë. Ja çfarë thotë policia për ngjarjen

spot_img

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku ai jetonte.

Sipas policisë, i mituri vuante nga somnambulizmi, (të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga lartësia ka qenë i vetëm në shtëpi. Tashmë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular