HomeKronikeAksident i rëndë në zonën e Saukut, makina del nga rruga dhe...

Aksident i rëndë në zonën e Saukut, makina del nga rruga dhe rrëzohet nga mbikalimi! Pamjet nga vendngjarja

spot_imgspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit në zonën e Saukut.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga mbikalimi, ndërsa shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe.

Nga aksidenti i rende, dy persona humbën jetën dhe kater të tjerë mbeten të plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular