Tekniku i ri i Shqipërisë, Silvinjo duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv.
Skema ka ndryshuar, tani luajmë me 4-3-3. Nga minuta e parë luajnë lojtarë si Asani, Çikalleshi dhe Uzuni. Në mesfushë ka elementë si Gjasula. Prapavija formohet nga Balliu, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla. Në krahun tjetër, “timonieri” Santos ka zgjedhur të luajë me më të mirët.
Polonia (4-4-2): Szczesny; Bednarek; Linetty; Frankowski; Salamon; Kiwior; Kaminsky; Zielisnki; Zalewski; Swiderski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Minutë pas minute:
45- Përfundon fraksioni.
41- Polonia zhbllokon ndeshjen, autori i golit është Swiderwski, shfrytëzoi një top të kthyer në lojë pas gjuajtjes së Kaminskit.