Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bashkë me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann kanë shkuar për një takim në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Si Kim edhe Hohmann janë takuar me Ilirjan Celibashin, por ende nuk dihen detaje lidhur me vizitën, por mendohet se fokusi do të jetë në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen më 14 maj.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim dhe ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann.
Celibashi bën me dije se në fokus të takimit ishin zgjedhjet lokale të 14 majit, integriteti i kandidatëve si edhe transparenca e financimeve të partive politike.
Kreu i KQZ, shprehet se ambasadorja e BE Hohmann dhe ambasadorja e SHBA, Kim theksuan se zgjedhjet janë një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare.
Pas takimit, po mbahen diskutimet për prezantimin e platformës elektronike që do të shërbejë për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike në vend. Të pranishme gjatë këtij prezantimi, janë qenë edhe dy ambasadoret e BE-së dhe SHBA-së, Christiane Hohmann dhe Yuri Kim.