HomeKryesoreLeskaj: Projektligji i rishikuar “Për tatimin mbi të ardhurat” vijon të karakterizohet...

Leskaj: Projektligji i rishikuar “Për tatimin mbi të ardhurat” vijon të karakterizohet nga një pabarazi e theksuar tatimore, pavarësisht rishikimeve

spot_img
Nga Bujar Leskaj
Projektligji i rishikuar “Për tatimin mbi të ardhurat” vijon të karakterizohet nga një pabarazi e theksuar tatimore, pavarësisht rishikimeve të bëra.
Ky projektligj si frymë nuk përkrah, por përkundrazi, e godet shtresën e mesme dhe grupin e profesionistëve. Ai drejtpërsëdrejti thellon dhe e inkurajon, përmes politikës tatimore që vendos, largimin e ekspertëve nga vendi.
Ju qeveria e sektit Rama kujdeseni ta theksoni përsëri në dispozitat kalimtare të ligjit (Neni 69.b) përjashtimin nga tatim fitimi i pronarëve të hoteleve brand name me 4-5 yje, ndërsa shtresën bazë të shoqërisë që dikton konsumin, shtresën e mesme, e lini pa asnjë perkrahje.
Ju nuk tërhiqeni nga zbatimi i tatimit progresiv nga 15 deri në 23% tek profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Rishikimet e fundit në draft nuk sjellin asnjë ndryshim, përveçse disa përmirësimeve teknike.
Projektligji shënjestron vetëm profesionistët e lirë. Ai është në kundërshtim me frymën që duhet të ketë një qeveri kombëtare, për të krijuar shtresën dhe klasën udhëheqëse edhe në biznes, për të siguruar punësim, të ardhura dhe zhvillim. Është kjo shtresë që drejton ekonominë dhe konsumin. Ajo nuk duhet të goditet, përkundrazi duhet të mbështetet ,që të ketë mundësi të investohet dhe të zhvillohet sa më shumë. Por ju nuk jeni qeveri kombëtare.
Bizneset e profesionistëve të lirë janë promotorë të ekonomisë. Ato nuk duhet të trajtohen me norma tatimore të barabarta me ato të korporatave, pasi kurrsesi nuk mund t’i konkurrojnë ato. Në këtë mënyrë, ne do të dyfishojmë emigracionin, pse tani, pas mjekëve, do të na emigrojnë edhe juristët, avokatët, kontabilistët dhe të gjitha profesionet e tjera të lira!
Projektligji, kështu si është sot, nxit pabarazinë mes tatimpaguesve dhe evazionin fiskal. Shoqatat e juristëve dhe avokatëve pohojnë se drafti është antikushtetues, për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor.
https://www.facebook.com/bujarleskajfaqjazyrtare/videos/1272453410290608
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular