HomeKryesoreMesazhet e kryetarit Alibeaj në strukturat e PD në Bashkinë Kamëz/Nga Hajri...

Mesazhet e kryetarit Alibeaj në strukturat e PD në Bashkinë Kamëz/Nga Hajri Mandri

spot_img

Nga Hajri Mandri
Në një situatë ekonomike të rënduar, që mjegullon shpresën tek qytetarët se ky vend do të përparojë edhe fakti që e djathta shqiptare, e pa aftë për të ruajtur kohezionin e saj politik krijoi ndarje të qartë, e bën këtë fushatë zgjedhore problematike dhe konfuze. Autarkia parti-shtet prej një dekade është instaluar në sistem. Shqiptarët shpresojnë te reforma në drejtësi, shpresojnë te mendimi i njerëzve të demokratizuar dhe të qytetëruar se do arijnë për t’u kundërqëndruar në mënyrë të ndershme stimujve që vijnë nga mjedisi i egër politik.  Pranverës së nxehtë të politikës, mbushur me akuza dhe kundërakuza brenda luftës pozitë-opozitë, kësaj here bart edhe sensibilitete të të djathtës diverse. Mbi tri dekada kemi ëndërruar të ndërtojmë një shoqëri njerëzish të lirë, konsolidimin e shtetit ligjor dhe ruajtjen e balancave të pushteteve.
Partia demokratike si forca më e madhe opozitare, me epërsinë historike dhe morale për të demokratizuar shoqërinë, ra në krizë dhe fatkeqësisht u nda në dy pjesë.  Njëra strukturore dhe legale dhe tjetra një lëvizje elektorale e grupuar. PD-ja angazhohet të luaj rolin e saj konstruktiv në mbrojtje të vlerave demokratike, qëndresa e PD si strukturë dhe regjistrimi në zgjedhjet lokale me këshilltarë dhe në pak zona me kandidatë për kryetarë bashkish, është një test për sjelljen e re politike, të moderuar dhe demokratike.

Në strukturat e PD-së kanë mbetur ata që e kanë të formësuar idealin e tyre demokratik, ata që e duan atë edhe në kohë të mira edhe të vështira, që e duan atë, edhe kur u jep karrige edhe kur dalin në punë private. Në përgjithësi, shtresa e ish të përndjekurve dhe e të persekutuarve politikë përbëjnë substraktin aktual të PD-së së Alibejit, shtuar këtu intelektualë me ide liberaldemokrate që votojnë djathtas, dhe preferojnë këtë model qasjeje politike. Ajo që të bie në sy në takimin e ngrohtë dhe konfidencial të zotit Enkelejd Alibej me strukturën drejtuese Kamëz është mesazhi fisnik dhe demokratik mbi ruajtjen e vlerave të të djathtës shqiptare, në koherencë me prirjet moderne të të djathtës euroatllantike. Z. Alibej kërkoj nga struktura e Kamzës të motivohen në një front të përbashkët me njerëz idealistë e të përkushtuar në kredon dhe misionin për të mbrojtur vlerat e demokracisë. PD-ja konkuron në këto zgjedhje pa koalicion duke ruajtur të pastër identitetin e saj. Në këtë bashkëbisedim mjaft civil dhe qytetari përfaqësues të PD, intelektualë me integritet në fushën e shëndetësisë, arsimit, dhe sektorit privat dhanë sugjerime me vlera, duke i kujtuar liderit të PD-së që kryesia qendrore të jetë më aktive dhe t’i kundërqëndrojë dinjitetshëm luftës politiko-elektorale. Ky takim ishte një mesazh që ka të bëjë me një sjellje të re politike që po afirmohet dalëngadalë në PD dhe që po shkon drejt lidhjes së fortë të strukturave drejtuese me seksionet në bazë, duke e çliruar këtë forcë politike nga burokracia strukturore.

Kriza e përgjithshme psikomorale midis shtetarit dhe shtetasit, midis politikanit dhe qytetarit, do padyshim një qasje të re. Komunikimi nga afër me strukturat e bazës, duke i dëgjuar ato, përbëjnë lëndën filozofike të harmonizimit dhe kuptimit real të intresave të votuesit. Në historinë e politikës ka njerëz që lënë gjurmë në historinë e një komuniteti, duke i bërë atij shërbime të shquara e përjashtimore. Duke angazhuar personalitete me përvojë në organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, shtabi elektoral i PD Kamëz, shprehu bindjen se do kenë një arritje të kënaqshme në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Pragmatizmi politik është para së gjithash interes për pushtet. Ka ikur koha e rutinës organizative, kur njerëzit vraponin pas partive, tani vrapojnë partitë pas njerëzve, ndaj duhet komunikim i qytetëruar me votuesit, dialog dhe shkëmbim idesh, duke përfshirë njerëz konstruktivistë, që ndërtojnë ide, që prodhojnë ide. Besojmë në fuqinë dhe rritjen e PD-së. Më lehtë modifikohen zakonet e grupit se të individit. Shpresojmë në zhvillime të reja demokratike me interes kombëtar dhe shoqëror mbarëshqiptar. Çdo njeri bën më mirë atë që beson më shumë. Demokratët do votojnë PD dhe kandidatët e saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular