Një tragjedi e rëndë ka ndodhur për familjen Gjinaj në Lezhë. Kujtojmë që kjo familje ditën e djeshme ka humbur kryefamiljarin Ndue Gjinaj, 50 vjeç pasi ra nga lartësia në fabrikën ku punonte. Sipas informacioneve për mediat Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares Gjela Biba e cila më 14 mars humbi jetën në kishën e Shna Ndout në Laç, një vdekje aksidentale dhe ajo. Nga ana tjetër bëjmë me dije se 50-vjeçari Ndoi ditën e djeshme në fshatin Rrilë në Lezhë ra nga lartësia duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital.
Vdekja e ulur ‘këmbëkryq’ në familjen Gjinaj/ 50-vjeçari humbi jetën në fabrikën ku punonte, motra i vdiq në kishën e Shna Ndout 3 javë më parë
RELATED ARTICLES