Pas rikthimet në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Efi dhe Kiara kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku edhe kanë debatuar ashpër.
Kiara ka akuzuar Efin se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa kjo e fundit nuk e pranon një akuzë të tillë.
Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar.
Vajzat kanë biseduar në oborr dhe më pas mes lotësh janë përqafuar.
Kiara: Ne gabimisht sollëm një situatë personale nga jashtë.
Efi: Dicka që ti nuk po e bën më është që të më besosh.
Kiara: E kam shumë të vështirë të besoj në këtë pikë shumë njerëz.
Efi: Nuk mund të futem unë te shumë njerëz. Nuk mund të më shohësh me lot në sy e përballë teje dhe të më shohësh me dyshim. Nuk mund të më vendosësh në dyshim.
Kiara: Jam ndikuar dhe kam lexuar e kam dëgjuar shumë gjëra.
Efi: Edhe unë kam lexuar e dëgjuar shumë gjëra dhe s’të kam hedhur poshtë.
Kiara: Nuk dua që edhe Luizi të ndihet keq se ne të dyja e krijuam këtë situatë. Dua që atë cfarë kam që sa të dal nga këtu të pi një kafe me Efin, dua që të dalim e ta sqarojmë për të hequr pikëpyetjen më të madhe që kam.