“Sirena” divorci më PSG-në, Lionel Mesi është duke menduar rikthimin e bujshëm te Barcelona, ndërkohë si për ironi të fatit, dy persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Mesit në Barcelonë, por për fat të mirë, ky operacion nuk është finalizuar dhe grabitësit nuk ia dolën ta përmbushin me sukses misionin e tyre
Sipas “Antena 3”, e cila kishte akses në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, personat ishin veshur me të zeza dhe me maska dhe u hodhën nga muri dhe u futën në lëndinën e shtëpisë së sulmuesit argjentinas.
Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.